Studiuesi turk: Gylenistët kanë rritur një brez në Shqipëri.Mund të jenë futur në pozicione të larta

  • 5 years ago
#oranews #arena #dritanhila

Në një intervistë në emisionin ?Arena nga Dritan Hila? Drejtori për Studimet Evropian në Fondacionin SETA në Stamboll, Enes Bayrakli, ka folur për organizatën e shpallur terroriste nga Turqia, FETO, e drejtuar nga kleriku Fetollah Gylen.

Bayrakli, ka thënë se nuk do të ishte i surprizuar nëse FETO ka arritur që të fusë njerëzit e tij edhe në institucionet shtetërore.

Pjesë nga Bidesa:

Hila: Pas tentativës për grusht shteti Turqia ngriti akuza si të nxitur nga organizata FETO. Anëtarë të kësaj organizate ka edhe në Shqipëri, kondicionojnë këta persona marrëdhëniet dypalëshe?

Bayrakli: Mendoj se po, organizata terroriste FETO, ishte një strukturë mjaft e fuqishme, ne i quajmë një shtet paralel brenda Turqisë, dhe ajo u mundua që të krijojë një shtet tjetër brenda shtetit tonë. Është shumë e fuqishme në Turqi, është munduar që të marrë pushtetin në Turqi përmes metodave të jashtëligjshme sikurse ishte tentative për grusht shteti, por në fund ata nuk mundën të përmbysnin republikën. Ata e provuan një grusht shteti mjaft të përgjakshëm, mbi 200 njerëz humbën jetën, mbi 3000 persona u plagosën, tani pas kësaj Turqia pastroi këtë lëvizje gyleniste nga policia, nga sistemi gjyqësor, dhe ata e kanë humbur fuqinë. Ka ende disa elementë të tyre, Turqia tanimë po vijon pastrimin e tyre, por puna më e madhe ka mbaruar. Tani ka një diasporë të gylenistëve, në Ballkan dhe në vende të ndryshme Në Azinë Qendrore, në SHBA, dhe në Shqipëri. Keta njerëz janë larguar nga Turqia dhe këta janë prioriteti.

Hila: Pse i akuzoni si organizatë terroriste?

Bayrakli: Qëllimi është që ata të marrin hak ndaj Turqisë. Ata duan që të dëmtojnë marrëdhëniet shqiptaro-turke, ata po e prodhojnë këtë gjë në Evropë dhe në vendet e tjera. Pse i quajmë ne Organizatë terroriste? Kjo është një pyetje e mirë, sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë pse ne i quajmë terroristë. Këta janë njerëz që ndërtojnë shkolla, drejtojnë spitale, nuk janë ordinerë, por janë terroristë ordinerë. Terrorist, sot quhet dikush që është me mjekër të gjatë, por ata nuk kanë një pamje të tillë , këta duken mjaft modernë, dhe kjo është e fshehta e tyre. FETO nuk është një organizatë terroriste konvencionale, një organizatë konvencionale është ISIS. Por çfarë bëjnë këta? ISIS për shembull, bën një sulm terrorist dhe e pranon që e ka bërë, ne japim një mesazh për botën, ISIS merr përsipër sulme që nuk i ka bërë ndonjëherë. Por, kjo është një gjeneratë krejtësisht e re e terrorizmit për botën. Qëllimi i tyre kryesor në Turqi ishte që të merrte pushtetin, prapa kuintave. Kanë bërë shumë krime në Turqi, duke anashkaluar opozitarë, në atë kohë që kemi burgosur gazetarë. Ishte një shkrimtar në Turqi që shkroi një libër, ?Ushtria e Imamëve? .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studiuesi-turk-gylenistet-kane-rritur-nje-brez-ne-shqiperi-mund-te-jene-futur-ne-pozicione-te-larta

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDdd...

Recommended