Basha fton qytetarët e Pogradecit në protestë: Koha e fjalëve ka mbaruar

  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Pogradec ku ka vijuar takimet me qytetarët dhe tregatarët të cilëve u ka bërë thirrje t'i bashkohen protestës së madhe të opozitës më 16 shkurt.

Teksa bëri përgjegjës kryeministrin Rama, për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të ekonomisë së vendit Basha akuzoi qeverinë, se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura dhe sipas tij, koha e fjalëve ka mbaruar dhe se 16 shkurti do të jetë koha kur shqiptarët duhet të bashkohen për të marrë në dorë fatet e tyre dhe ta rrëzojnë sistemin e kësaj qeverie të kalbur.

Gjatë fjalës së mbajtur Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, si kryehajdut i cili nuk di të jetë kryeministër i shqiptarëve pasi sipas tij, i ka bërë llogaritë gabim me kriminelelët dhe jo me qytetarët.

Recommended