Akuzat e Kryemadhit, Gjonaj: Sulmi i qëllimshëm, në skandalin e tenderave të përfshirë njerëz të LSI

  • 5 years ago
TIRANE-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate ka reaguar sërish pas akuzave të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi lidhur me hetimet që po kryen prokuroria për abuzimet me tenderat. Gjonaj i cilëson deklaratat e Kryemadhit si të qëllimshme, pasi në skandalin e tenderave që po hetohen janë të përfshirë njerëz të LSI-së.

"Familja ime dhe unë jemi venë në shënjestrën e një sulmi të ulët të llojit tanimë të njohur dhe të përhapur gjerësisht në aktivitetin verbal të opozitës. Personalisht zonja Kryemadhi, e cila është në një garë të ethshme me liderët e tjerë të opozitës, për shpifje dhe trillime, më ka sulmuar familjarisht, pas arrestimeve të një grupi personash të cilët dyshohen se janë përgjegjës për një sërë abuzimesh dhe shkeljesh ligjore në Ministrinë e Drejtësisë gjatë viteve të kaluara.

Këto arrestime të kryera nga prokuroria pas një kallëzimi të bërë si rrjedhojë e punës së një sërë inspektimesh të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimesh, kanë mjaftuar që zonja Kryemadhi të lëshohet me shantazhime kundër meje e familjes sime. Sulmi vulgar ndaj meje, nuk erdhi si rrufe në qiell të pastër dhe as si nevojë e luftës politike me doza papërgjegjshmërie për ato që thuhen dhe etheve të një lufte pa asnjë princip për pushtet. Jo. Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t?u sulmuar drejtësia.

Në përgjigje të këtij sulmi, që me siguri nuk do të ndalet, unë i bëj thirrje organeve të drejtësisë të mos ndalen dhe të kryejnë hetimin për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë kryer shkelje dhe dëmin ekonomik që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë. Kush ka përgjegjësi ta mbajë atë sipas ligjit. I kërkoj prokurorisë të mos intimidohen nga sulmet dhe kërcënimet e kujtdo që tenton të pengojë zbatimin e ligjit. Procedurat e tenderimeve të kryera dhe procedura e tenderimit të byzylykëve, që tashmë është kthyer në një gangrenë edhe për zbatimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë duhen zbardhur deri në fund" tha Gjonaj.

Recommended