Basha: Te zbardhen vrasjet ne Shkoder, ne te kundert shteti i perfshire

  • 5 years ago
?Kemi frikë me dal në Shkodër me pi kafe?? Pas shqetësimit të këtij banori të Malësisë së Madhe, Lulzim Basha kërkoi nga autoritet shtetërore zbardhjen e vrasjeve në qytetin verior duke e konsideruar situatën të papranueshme.

?Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit, kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet? Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzit në dëshpërim.?

Përpara banorëve të Koplikut ku vijoi edhe turin e takimeve, kreu i demokratëve ripërsëriti qëndrimin se nuk ka kthim pas nga beteja për zgjedhje të lira e të ndershme.

?Lojëra me lirinë e shqiptarëve s?ka për të pas më, zgjedhje fasadë s?ka për të pas më? Me Ramën s?ka Europë, largimi i tij emergjencë kombëtare, akt i domosdoshëm patriotik për të çliruar vendin.?

Basha bashkëbisedoi edhe me sipërmarrës të vegjël të Malësisë së Madhe, të cilët i njohu me programin ekonomik të Partisë Demokratike, që sipas tij synon uljen e tasave, çmimit të energjisë elektrike dhe karburantit.

Tv Klan

Recommended