Largimi i profesoreshës, Supremja refuzon drejtoren

  • 5 years ago
Rasti me profesoreshën Arjeta Veliu nga Tetova vazhdon të zvarritet përkundër vendimit të Gjykatës Supreme e cila për herë të dytë vendos në favor të profesoreshës së përjashtuar duke hedhur poshtë kërkesën e shkollës për përsëritjen e gjykimit. Alsat ka siguruar dokumentin e gjykatës së lartë ndërsa më parë ka publikuar edhe atë të gjykatës themelore e cila po ashtu kishte vendosur në favor të Arjeta Veliut.