Arena Kombetare inaugurohet me 11 Qershor

  • 5 years ago
Është ende kantier ndërtimi, por do të luhet më 11 Qershor. Ky fakt, indirekt tregon edhe zgjidhjen e ngërçit që ishte krijuar mes FSHF dhe qeverisë për zbritjen e TVSH.

Nga ana tjetër mësohet se edhe punimet në Arenën Kombetare do të përfundojnë sipas afateve të parashikuara. Në 10-ditëshin e parë të muajit Mars, do të nisin punimet për fushën e blertë.

Njëkohësisht do të vijohet me ambientet e brendshme, instalime të ndryshme nga ato elektrike deri tek fibrat optike të cilat do të shërbejnë për transmetimin me cilësinë më të lartë televizive. Ndeshja e parë mendohet të realizohet me 24 kamera, sikurse finalet e Champions League.

Tv Klan

Recommended