'Arena Kombëtare' hap dyert më 11 qershor 2019, ndeshja e parë zyrtare Shqipëri-Moldavi
  • 5 years ago
Stadiumi ?Arena Kombëtare? që po ndërtohet në qendër të kryeqytet do të jetë gati për inagurim me datë 11 qershor të 2019. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit I thanë ?Report TV? se ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e ri po me datë 11 qershor është Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Në qershor të 2016 nisi prishja e ?Qemal Stafës?, i cili i la vendin ndërtimit nga e para të stadiumit të ri ?Arena Kombëtare?, që sipas përllogaritjeve do të marrë 3 vite kohë për ndërtimin e tij.

Aktualisht, siç është bërë e ditur më herët, Federata Shqiptare e Futbollit është në gjyq me Ministrinë e Financave për çështjen e stadiumit, pasi investimit I mungojnë 2 mln euro. Kjo për shkakun se ministria përkatëse nuk ka rimbursuar pjesën e investimit të FSHF-së.

Ndeshja që Kombëtarja do të luajë më Moldavinë është e katërta për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë që më herët, ekzaktësisht me datë 22 mars, kuqezinjtë do të kenë përballjen e parë në shtëpi, që për shkak të punimeve në ?Arenën Kombëtare? do ta zhvillojnë në ?Loro Boriçi?.
Recommended