Ekspozita /22 projekte të komunizmit, Maks Velo: Arkitekturën sot e udhëheqin politikanët

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj

Një artist i vërtetë duhet të bëjë atë që i thotë ndërgjegjja. Mos të frenohet nga rreziku, por të punojë që të bëjë më të mirën estetikisht. Këtë ka bërë tërë jetën arkitekti edhe piktori Maks Velo, i cili këto ditë u vlerësua me çmimin ?Mjeshtër i arkitekturës? (SHASH). Arkitekti ka çelur edhe një ekspozitë me 22 projekte të periudhës së komunizmit dhe demokracisë në sallën e re të ekspozitave, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Për kamerën e ?Report TV? Maks Velo, i cili prej disa vitesh renditet mes 160 arkitektëve më të njohur në botë, në Enciklopedinë Botërore të Arkitekturës, flet për vlerësimin e Shoqatës së Arkitektëve, por edhe punën që ka bërë ndër vite.

?Është një gëzim i madh për mua. Jam shumë i gëzuar për këtë vlerësim, aq më tepër pas një kalvari të mundimshëm me akuza të rënda, që më bënë atëherë, qoftë në konferencën e arkitekturës, në mbledhjen e byrosë edhe në akuzat që u formuluan në hetuesi. Gjatë gjithë kohës kam tentuar të bëj një arkitekturë moderne, brenda mundësive që kishim, por as kjo nuk pranohej,?- tha arkitekti dhe piktori Maks Velo.

Disa nga projekt-idetë, që ka bërë janë godina e ATSH-së, Uzina Mekanike në Peshkopi, ish-kinema ?Pioneri?, shkolla ?Emin Duraku?, ish-hotel ?Arbana? dhe ?Vollga?deri tek godina e Kadaresë tek rruga e ?Dibrës?

?Dikush ka shkruar se: ?Maksi rrëzoi komunizmin?. Nuk është e vërtetë kjo! Unë mundohesha të punoja me ato pak mundësi që kishim ne. Nuk kishte mundësi teknike edhe materiale. Për shembull, tek godina e Kadaresë përdora qeramikë me ngjyra, që i prodhoja tek porcelani. Pastaj më shanin. Nga akuzat në hetuesi donin të më nxirrnin sabotator,?- tha Velo.

Recommended