Jamarbër Malltezi: Rama firmosi që në Parkun Kombëtar të Zagorisë të kërkohet për naftë

  • 5 years ago
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë. Ai ka publikuar edhe një dokument që sipas tij e vërteton një gjë të tillë, ndërsa shton se protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh Edi Rama.

?Ai mund të dalë dhe të thotë se këto fakte janë fotomontazh! Çfarë nuk bën vaki me këtë kryeministër! Por e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët sy për sy. Ai ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë? deklaroi ai.

?Nuk bën vaki?. Kështu u përgjigj kryeministri Edi Rama pak ditë më parë pas zërave kritikë që u shprehën se në Zagori do të ketë shpime për naftë dhe protestës së disa banorëve. Kreu i ekzekutivit u shpreh se në Parkun Kombëtar të Zagorisë, e shpallur zonë e mbrojtur nuk do të ketë shpime për naftë

Recommended