Report TV - Analiza vjetore në ZRPP, Pjetri: Në vitin 2018 janë ofruar në kohë 95% e shërbimeve

  • 5 years ago
Kreu i përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri gjatë analizës 1-vjeçare të institucionit që drejton, ka deklaruar se është rritur ndjeshëm sasia dhe cilësia e shërbimeve të ofruara tek qytetarët gjatë vitit 2018. Sipas Pjetrit, në krahasim me vitin paraardhës janë ofruar në kohë 95% e shërbimeve, kundrejt 50% që ka qenë kjo shifër.

Kreu i përgjithshëm i ZRPP foli edhe për shërbimin Fast Track, i cili sipas tij ka sjellë lehtësi të mëdha për shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Nga këto 300 mijë shërbime të ofruara, rreth 93% e këtyre shërbimeve kanë përfunduar brenda afatit të tyre ligjore. Ndryshe nga viti i kaluar, 2017, ku trajtimi i praktikave brenda afatit ka qenë i niveleve 50% të trajtuara brenda afateve ligjore. Në vitin 2018, zyra vendore e Investimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë ka certifikuar dhe regjistruar rreth 14 mijë leje legalizimi ose 9500 leje legalizimi, referuar vitit 2017.

Fast Track është platforma më e re në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë. Është një shërbim i shpejtë. Ne bëmë një analizë të punës për vitin 2017 dhe rezultoi që zyra Tiranë të kishte ofruar rreth 340 mijë shërbime. Për periudhën nëntor-dhjetor, pasi në nëntor doli aktive platforma, sektori Fast Track në zyrën vendore të Tiranës ka ofruar rreth 3 mijë shërbime për qytetarët e Tiranës. Përvec qytetarëve që përfitojnë, pjesa tjetër që përfitojnë janë bankat, përmbaruesit, etj

Valdrin Pjetri, Kreu i Përgjithshëm i Hipotekave