Fakulteti i Drejtësisë/ Disa studentë i kërkojnë rektor Konit rifillimin e mësimit

  • 5 years ago
Një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë vijojnë bojkotin mësimor në shenjë proteste, ndërkohë që, një pjesë tjetër e tyre i kanë drejtuar një shkresë zyrtare rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, për rifillimin e menjëhershëm të mësimit.

Studentët protestues, sikurse shihet në video, janë mjaft të revoltuar, teksa përdorin edhe fjalor ofendues përkundrejt dekanit, policisë e kryeministrit.

Nga ana tjetër, studentët të cilët i kanë drejtuar shkresën zyrtare rektorit Mynyr Koni, kërkojnë zhbllokimin e ambjenteve dhe vazhdimin e mësimit, pasi sipas tyre po afron sezoni i provimeve dhe u rrezikohet humbja e vitit akademik për shkak të orëve të humbura.

Këto studentë, teksa kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të mësimit, shprehen se ky bllokim po krijon edhe përplasje mes atyre që kanë bllokuar dhe shumicës së studentëve që duan të zhvillojnë mësim e të mos humbin vitin akademik.