Ora News – Paloka: Rama njeh vetëm gjuhën e forcës, largimi i tij akt patriotik për çdo shqiptar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Demokratike përmbylli sot zgjedhjet brenda partisë dhe Kryesia e re pritet të hartojë dhe miratojë strategjinë për protestat e opozitës.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në Ora News thotë se Rama njeh vetëm gjuhën e forcës dhe duhet larguar me dhunë.

Paloka: Rama njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës. Duhet larguar me dhunë nga vendi që ka ozurpuar. Është vërtetuar se zgjedhjet kanë qenë të vjedhura dhe është një kryeministër që punon çdo ditë kundër interesave të qytetarëve të tij. Rrëzimi i tij sa më i shpejtë është akt patriotik për qytetar shqiptar.

Po tek cilat target grupe do të mbështet opozita për këtë valë të re protestash?

Paloka: Janë mbi 80 e ca % e shqiptarëve që sot rezultojnë nga të pakënaqur deri të revoltuar me kryeministrin Rama.Nuk ka protestë kundër qeverisë pa mbështetjen e opozitës. Tirana duhet ti japë tempin.Sot kushdo që të vijë është më i mirë sesa Rama. Këtë me sondazhe kanë arritur ta kuptojnë mbi 80% e shqiptarëve.

Ndërsa është kërkuar krijimi i një qeverie tranzitore për të çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, Paloka tregon ndryshimin me qeverinë teknike të 2017.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paloka-rama-njeh-vetem-gjuhen-e-forces-largimi-i-tij-akt-patriotik-cdo-shqiptar

Recommended