Zgjedhjet lokale/ Zguri: Verifikoni vendbanimin deri më 21 mars, shkelësit do të hetohen
  • 5 years ago
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri gjatë një deklarate për shtyp ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit, duke përfshirë edhe kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrës së gjendjes civile.

?Edhe krerët e bashkive dhe punonjësit e gjendjes civile që kryejnë akte të tilla do të akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ do të kallëzojë penalisht çdo person që kryen shkelje, pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor,?- tha Zguri.

Ndër të tjera, Zguri tha se ky fenomen është lehtësisht i verifikueshëm dhe se deri më datë 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t?ju drejtuar Zyrave të Gjendjes Civile për të plotësuar apo saktësuar të dhënat e listës.

?Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate. Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë?- tha ai.

Në fund, ai i bëri thirrje lidershipeve të partive që të deklarohen publikisht kundër fenomenit pasi këto zgjedhje sipas tij janë gur prove në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Recommended