Report Tv-Shoqërohet prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli
  • 5 years ago
GJIROKASTËR - Shoqërohet në polici prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, pasi dyshohet për korrupsion. Ka qenë mesdita e kësaj të hëne kur prokurori është marrë nga zyra e tij nga ofierë të policisë e prokurorisë dhe është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime. Report Tv mëson se prokurori ka qenë në përgjim prej një kohe të gjatë për një hetim që kishte nisur ndaj tij për korrupsion. Prokurori Çoçoli nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar shoqërimin drejt policisë së Gjirokastrës ku ndodhet edhe në këto momente.

Bëhet fjalë për një automjet të bllokuar me vendim prokurorie, dhe për ta çliruar nga sekuestroja, prokurori Çoçoli dyshohet se kishte marrë 20 mijë lekë. Ky veprim supozohet se është bërë pikërisht këtë të hënë, ndaj edhe policia ka shkuar në zyrë, duke i bërë një kontroll të befasishëm. Mësohet se efektivët e policisë nuk kanë gjetur as para, dhe asgjë të dyshimtë. Nga ana tjetër as vetë prokurori Çoçoli nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Disa orë pas shoqërimit, prokurori është lënë i lirë. Ndërsa në një reagim për mediat, Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron se Spartak Çoçoli po hetohet për korrupsion, por ndaj tij edhe nuk është kërkuar ndonjë masë sigurimi personal si dhe nuk ka urdhër ndalimi dhe as vendim gjykate për arrestim.

"Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal nr 08/2019 për veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç. Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Rënda për prokurorin Spartak Çoçoli. Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë. Pra, nuk ka as urdhër ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate për arrestim dhe as arrest flagrance nga policia. Prokuroria për Krime të Rënda po kryhen veprime hetimore lidhur me këtë procedim", thuhet në reagimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Recommended