Një viktimë nga shembja e strehës së karburantit

  • 5 years ago
Moti i keq shkakton një tjetër viktimë. Tonin Loci humbi jetën ku streha e një pike karburanti në hyrje të Shkodrës u shemb nga pesha e dëborës duke zënë poshtë punonjësin.

Prezenca e shtresave të akullit u bë shkak për një aksident në Rrugën e Kombit. Një mjet humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, ku për pasojë mbeten të plagosura 2 gra. Qarkullimi në këtë aks u hap gjatë pasdites pas pezullimit të lëvizjes për orë të tëra.

Zjarrfikëset dhe Drejtoria e Shërbimeve në Lezhë shfrytëzuan orët e mbrëmjes për të hedhur kripë në rrugën e spitalit. 60 centimetra ka arritur trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa në zonat e thella tashmë ka kaluar një metër, duke izoluar thuajse të gjithë fshatrat.


?Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë është bërë i mundur kalimi me zinxhirë, por situata është ende problematike në Qafën e Ulzës, ku ka pasur bllokime disa herë gjatë ditës pasi kompania e nën kontraktuar ka vetëm dy mjete borëpastruese?.

Probleme vijon të ketë në aksin Bajram Curri-Valbonë ku gjatë së enjtes ranë orteqe në 2 vende, që si pasojë bllokuan qarkullimin. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Qafën e Malit-Fierze në vendin e quajtur ?Arste? dhe ?Porav?. Edhe në Mirditë trashësia e dëborës që arrin deri në 40 centimetra, ka sjellë bllokim të rrugëve dhe mungesë të energjisë elektrike.

Një grua nga Labinoti, Katund i Elbasanit, e lindi fëmijën e saj në kushte shtëpie. Në Gjirokastër këtë të enjte të gjitha fshatrat ishin të izoluara dëbora. Në juglindje bora kalon gjysmë metër. Të gjitha zonat malore në Korçë janë të izoluara. Aksi Korçë Qafë Thanë-Kapshticë është i kalueshëm normalisht, ndërsa në rrugët e tjera nacionale lëvizet vetëm me zinxhirë.

Situata e motit ka krijuar vështirësi edhe në zhvillimin normal të procesit mësimor. Për pasojë, në 16 drejtori dhe zyra arsimore është pezulluar mësimi.

Tv Klan

Recommended