Kryeministri Rama vizitë tek bizneset: Tatimi i fitimit më i vogli në rajon
  • 5 years ago
Rritja e pragut të xhiros vjetore, nga 80 milionë në 140 milionë lekë për biznesin e vogël, gjë që ka ulur nga 15% në vetëm 5% tatim-fitimin për këtë fashë që nga janari 2019, po shihet si një impuls i ri në modernizimin dhe zgjerimin e biznesit. ?Tani do na ndihmojë shumë ajo ulja që keni aplikuar me 5%. Shpresojmë që do vazhdojmë të rritemi, se deri tani po rritemi gradualisht. Asistenca që ka dhënë qeveria me uljen e tatim-fitimit do të na ndihmojë. Atë pjesë do ta investojmë, do marrim fuqi punëtore,? deklaroi përfaqësuesja e kësaj kompanie.

Kryeministri Rama tha se ky nivel taksimi, vetëm 5% për 91% të biznesit në Shqipëri, është më i ulëti në të gjithë rajonin. ?Ne kemi arritur të shkojmë në një nivel taksimi që është më i ulëti absolut në rajon. Janë 91% e kompanive në total të Shqipërisë që paguajnë 5% tani tatim-fitimin deri në 140 milionë të xhiros. Nuk e ka asnjë. Mirëpo ne na intereson shumë kjo për punësimin dhe për vetëpunësimin, se në fillim ishte e pamundur ta bënim, për shkak të shtrëngesave që kishim, por duke u krijuar më shumë mundësi, kjo zona nga 80-140 milionë është zonë shumë interesante nga pikëpamja e fillimit të një procesi sofistikimi të biznesit,? u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

Ministri në largim i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se këto lehtësi ndihmojnë kompanitë e vogla të kalojnë në statusin e biznesit të madh. ?Këta janë ndihmuar si kompani nga AIDA për t?u certifikuar. Certifikimi iu ka dhënë mundësi që të fillojnë eksportin. Eksporti po i jep mundësi që të zgjerohen dhe qëllimi i tyre nuk është të ngelen te 140-shi. 140 është shkallë për të kapërcyer aty ku praktikisht ne synojmë, te ai industrializimi i vogël që flasim edhe në programin e mazhorancës, edhe të qeverisë. Praktikisht këta janë impuls i vogël i atij industrializimi,? u shpreh Ahmetaj.
Recommended