Bizneset insistojne: Tatimi i dividentit te behet zero
  • 5 years ago
Pas interpretimit të Presidentit Ilir Meta se dekreti i tij për ligjin e tatimit mbi të ardhurat është rrëzuar duke shkelur procedurën e Kuvendit, bizneset insistojnë që Kuvendi të bëjë 0 taksën e dividentit nëse e merr dhe njëherë ligjin në shqyrtim.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se tatimi mbi fitimin e pashpërndarë të kompanive jo vetëm që duhet të ulet nga 15 në 8%, që është nisma e qeverisë, por ai nuk duhet të ekzistojë fare, pasi edhe në këtë nivel ai ul potencialet e vendit për të thithur investime të huaja.

Jaka thotë se krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria edhe me normën 8% vijon të ketë tatimin më të lartë për dividentin.

Vendosja e taksës prej 15% për tërheqjen e fitimit nga biznesi ul shpenzimet në ekonominë vendase duke bërë që gjatë 3 viteve të fundit sipërmarrja në vend të grumbullojë 3.9 miliardë Dollarë brenda bilanceve pa e qarkulluar këtë shumë në ekonomi.

Në 10 muajt e 2018-s, financat kanë arritur të mbledhin vetëm 250 mijë Dollarë nga tatimi i dividentit, nga 8 milionë Dollarë që kishin planifikuar, çka ka rezultuar se norma tatimore prej 15% të mos japë asnjë efekt, si në krahun e mbledhjes së të ardhurave, ashtu edhe në shpenzimin e parave në ekonomi.

Tv Klan
Recommended