Tiranë, zjarri shkrumbon gjatë natës 'Touareg'-un, i përket një avokati

  • 5 years ago
TIRANË - Një automjet tip 'Volkswagen Touareg' është shkrumbuar nga zjarri gjatë orëve të natës në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet makina ka qenë e parkuar në një bllok pallatesh kur është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të cilët kanë bërë neutralizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin te automjetet e tjera të parkuara aty ngjitur.

Recommended