Report Tv - Gjelbërim, ndriçim, dhe rrugë të asfaltuara për lagjen Kushtrimi në Vlorë
  • 5 years ago
Në muajn mars të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë rehabilitimi i plotë i lagjes ?Kushtrimi? në qytetin e Vlorës. Premtimi i banorëve të zonës u është dhënë nga kryebashkiaku Dritan Leli në vigjilje të Vitit të Ri, teksa inspektoi punimet në këtë zonë. Investimi kap vlerën e 91.5 milione lekeve, teksa punimet do përfundojnë përpara se të nisë sezoni turistik. Përvec shtrimit të rrugëve Leli u shpreh se prioritet do jetë edhe rrjeti i ujërave te bardha e te zeza, gjelbërimi dhe ndricimi.

Është një rrugë rreth 2 mijë metra linearë e cila do të ketë rreth 12 mijë metra aslfalt, 450 pemë dhe 150 kolona ndricimi. Standartet, të njëjta me ato të rrugës Ramize Gjebrea. Po mbahet në monitorim nga bashkia për të patur rezultate sa më të mira për këtë qytet. Ky projekt, do të jetë arterie kryesore e qytetërimit të kësaj zone.

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë Vlorë
Recommended