Meta komenton vendimet per studentet

  • 5 years ago
Presidenti Meta nuk shprehet qartë nëse masat që mori qeveria një ditë më parë zgjidhin kërkesat e studentëve që protestuan për afro 3 javë. Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve gjatë një aktiviteti në Korçë dhe tha se zgjidhja e besueshme vjen vetëm përmes një dialogu të sinqertë.

"Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t?i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e konstruktiv në këtë drejtim. Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv".

Më i drejtperdrejtë President ishte kur u pyet për protestën e lajmëruar të emigrantëve për të cilën policia nuk dha leje që të zhvillohej në datën 28 përpara Kryeministrisë.

"Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës".

Vetë organizatori i kësaj proteste ka lajmëruar se pavarësisht refuzimit nga policia, protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore.

Tv Klan

Recommended