Akuzat e PD për Vettingun, Balla: KPK-ja e pavarur, PS s’komenton vendimet

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman, Nikolas Label. Në një konferencë të përbashkët për mediat, nga kryesia e Kuvendit, Balla dhe Lobel folën për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Balla siguroi Lobel se do të vijojë puna për plotësimin e kushteve dhe për të arritur progresin e kërkuar nga BE.

Do vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar. Folëm për vettingun, ligjin për magjistratët dhe bojkotin e opozitës. Do të punojmë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Me sfida dhe vështirësi do të vijojmë punën për reformën në drejësi. Falenderoj bundestagun për mbështetjen.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së

Recommended