Prag festave të fundvitit, në Gjirokastër rriten çmimet e produkteve ushqimore
  • 5 years ago
Si gjithmonë çmimet e konsumit të përditshëm njohin rritje në prag festash e sidomos për Vitin e Ri. Kjo është karakteristike për Gjirokastrën dhe jo vetëm.

Konsumatori ndihet i pambrojtur karshi rritjes së cmimeve sidomos atyre të fruta-perimeve. Produkti më i shtrenjtë sot në Gjirokastër është qepa e cila është shtrenjtuar me gati 40% krahasuar me dhjetë ditë të shkuara. Çmimi i saj është me 120 lek për kg, ndërsa argumentohet nga tregtarët me mungesën e produktit vendas për shkak të thatësirës së këtij viti cka diktoi më shumë kërkesën e saj për import.

Ndërkohë që rritjes së cmimeve nuk i ka shpëtuar as patatja që është rritur me 20%. Por nuk mund të thuhet për agrumet që ofrohen me cmim më të lirë sesa 10 ditë më parë dhe kjo për shkak të rritjes së prodhimit vendas. Përballë këtyre çmimeve të diktuara ca nga tregtarët e mëdhenj apo dhe nga ata të vegjël, qëndron konumatori i cili është stepur dhe nuk blen më si më parë.

"Çfarë të bëj marr nga pak nga të gjitha",- tha njëra prej qytetareve. Ndërsa një pensoniste u shpreh se çmimet nuk janë fare të favorshme për ta.

Në tregun e fruta-perimeve në Gjirokastër, shikon çdo ditë e më pak njerëz që të blejnë produkte të stinës e kjo ka ndodhur edhe në tregjet e qyteteve të tjera për të cilat report tv ka sjellë panoramën e çmimeve të produkteve ushqimore.
Recommended