Report TV - Energjia/ OSHEE sërish në privatizim, një pjesë ofrohet me aksione në bursë

  • 5 years ago
Qeveria shqiptare do t?i rikthehet privatizimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, pas eksperimentit të dështuar në kohën e qeverisë Berisha, që përfundoi me heqjen e licensës çekëve të CEZ Group. Ky do të jetë një nga hapat për të vendosur rregull në një sektor jetik të ekonomisë, por të zhytur në kaos që pas vitit 1990, me furnizim të dobët, vjedhje masive, humbje në rrjet, mosarkëtime, borxhe të ndërsjellta ndërmjet kompanive dhe ndërhyrje të vazhdueshme financiare të shtetit, me një peshë të rëndë në buxhet.

Ndarja
Së pari, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duhet të përfundojë një proces ndarjeje, tashmë të përfunduar nga pikëpamja ligjore, por të shtyrë në kohë deri në marrjen e tri licensave të reja. Kjo, pasi duhet pritur shtatori 2019 për të përfunduar edhe procesin voluminoz të ndarjes së aseteve dhe likuidimit të faturave të ndërsjellta, ku ka mjaft përplasje. Kompanitë e krijuara janë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, që do të ketë objekt të punës shpërndarjen e energjisë, duke përfshirë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit; Furnizuesi i Tregut të Lirë, që do të merret me blerjen dhe menaxhimin e energjisë në tregun e lire dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal, që do të ketë në fokus furnizimin me energji të klientëve fundorë që veprojnë në tregun e rregulluar.

Ndarja ligjore e tanishme shënon një hap të rëndësishëm, por në mënyrë të qartë nuk është përmbushur plotësisht sipas direktivave të Komunitetit të Energjisë, vëren qeveria në Planin Strategjik. Deri në përfundimin e periudhës tranzitore prej 12 muajsh, veprimtaritë e operimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, furnizimit të energjisë elektrike dhe detyrimit të shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike do të vazhdojnë të kryhen nga OSHEE, në përputhje me vendimin më të fundit të Entit Rregullator të Energjisë.

Recommended