Report TV - Në 1 muaj digjen 10 kabina elektrike brenda pallateve te 'Unaza e Re'
  • 5 years ago
10 kabina elektrike janë djegur brenda pallateve në Unazën e Re brenda një muaji. Djegja e tyre shkakton sasi të madhe tymi dhe asfiksimi e qytetarëve. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë Shkëlqim Goxhaj thotë se djegja e kabinave ka ardhur për shkak të mbingarkesave dhe në disa raste zjarrfikësit e kanë të vështirë të hyjnë.

Goxhaj tregon këshillat për qytetarët që të mos asfiksohen, duke filluar që nga moshapja e dyerve deri tek qëndrimi në ballokn.

Vetëm pak ditë më parë në zonën e Unazës së Re u dogj një kabinë elektrike, duke bërë që 7 persona të asfiksohen nga tymi, por pa rrezik për jetën. Në çdo rast që ka zjarr në pallat banorët nxitojnë të dalin në ambjentet e jashtme, por shpesh kjo është dhe arsyeja që asfiksohen.
Recommended