Ora News - Të parët për lajmin e fundit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas disa telefonatave të mbërritura në redaksinë e emisionit "BOOM", ku dyshohet se një dentist italian ushtron aktivitetin i palicensuar në Tirane, grupi i xhirimit të "BOOM" bëri një investigim në lidhje me këto denocime.

Gazetarët e emisionit investigativ mësuan se vendi ku ushtron aktivitetin dentisti italian është zona e Liqenit të Thatë , ndqrkohë që një kalimtar i zakonshëm nuk mund ta identifikojë me sy të lirë si një klinike dentare. Klinika ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që rreth e qark klinikës ka logo të një kopshti fëmijësh çka të jep idenë se ky ambient është një kopësht.

Nuk ka asnjë tabelë identifikuese që këtu ndodhet një klinikë dentare, ndërkohë që dentisti italian në shumicën e rasteve punon me takime.

Një bashkëpunëtor i stafit "BOOM" ka shkuar te klinika dhe i ka rënë derës, por askush nuk është përgjigjur.

Më pas i ka kërkuar ndihme kamarierit të lokalit ngjitur, i cili ka kontaktuar me asistenten e doktorit dhe më pas i është mundësuar një kontroll.

Dentisti italian i bën kontrollin teksa në klinikë vihet re mungesa e higjenës.

Pasi dentisti i bën kontrollin i thotë midis të tjerash se pastrimi i gurëzave kushton 4 mijë lekë.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-dentisti-italian-qe-fsheh-kliniken-pas-nje-kopshti-femijesh