Mesi në Ora News: Studentët që refuzojnë dialogun, nuk duan realisht zgjidhje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, thotë se studentët që refuzojnë të ulen në dialog me qeverinë nuk duan realisht zgjidhje të kërkesave të tyre të parashtruara.

E ftuar në Ora News, Mesi tha se buxheti 2019 akomodon pjesën më të madhe të gjithë kërkesave të studentëve.

Mesi: Ata që duan ti rrinë larg këtij dialogu nuk duan realisht zgjidhje. Një pyetje kam, 8 kërkesat i shkruan studentët në një ditë të bukur apo u erdhën të përgatitura nga dikush tjetër? Kërkohet 5% e GDP për arsimin. Studentët duhet të ulen dhe të qartësohen për mundësitë reale dhe jo reale.

Studentët kërkojnë transparencë në ezekutimin e buxhetit. Ne si qeveri duam këtë dialog për transparencë, për të thënë çfarë është e mundur të realizohet sot, dhe çfarë kërkon një afat kohor. Buxheti 2019 akomodon pjesën më të madhe të gjithë kërkesave të studentëve. Një pjesë e kërkesave kërkon buxhet për tu alokuar, një pjesë jo.

Sa i takon përmirësimit të kushteve të konvikteve, Mesi tha se krahas përmirësimit të infrastrukturës edhe administrata e konvikteve ka nevojë për refomim total.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mesi-ne-ora-news-studentet-qe-refuzojne-dialogun-nuk-duan-realisht-zgjidhje

Recommended