Report TV - Rama debat me studentët para se të futej në takim e dialogut në Vlorë

  • 5 years ago
Pas dy takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Shefi i qeverisë është pritur me protesta paraditen e sotme në qytetin bregdetar. Studentët janë ulur këmbëkryq në hyrje të universitetit, ndërsa Rama i ka ftuar që të futen brenda godinës për të diskutuar në sallë për tetë kërkesat e tyre. Kujtojmë që dje Rama u shpreh nga Universiteti Bujqësor se qeveria do të paguajë në janar 50% të tarifës së studentëve, por kërkoi dialog.

Recommended