May takon liderët europianë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministrja britanike Theresa May pritet të takohet këtë të martë me liderët europianë. Ajo do të kërkojë garanci shtesë për marrëveshjen e Brexit për të bindur parlamentin e saj ta ratifikojë atë. May do të takohet me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk. Më pas do te bisedoje me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin dhe kryeministrin holandez. Tema e bisedimeve do të jenë ?shqetësimet që ka shprehur Parlamenti britanik?. Por Theresa May po përballet me një plan që mund të dështojë. Të hënën ajo anuloi votimin në parlament të planit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Kryeministrja britanike tha për mediat se çështja e kufirit irlandez është më e diskutueshmja rreth marrëveshjes, për të cilën ajo njoftoi se nuk i ka votat e nevojshme. Vendimi i Tereza Meit erdhi vetëm pak orë pasi gjykata europiane e drejtësisë tha se Mbretëria e Bashkuar mund ta anulojë Brexit në mënyrë të njëanshme, duke rritur kështu shpresat e pro-europianëve para votimit në parlament.

Recommended