Report TV - Studentët nisin marshimin, grumbullohen në protestë para Ministrisë së Arsimit

  • 5 years ago
Pas organizimit te Rektorati në sheshin "Nënë Tereza" në orën 09:30 studentët kanë nisur marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit për të nisur protestën në ditën e pestë.Studentët janë shprehur se pa përmbushjen e kërkesave nuk do ndërpresin protestën, ndërsa i kanë bërë thirrje politikës që të mos tentojë të bashkohet me tubimin. Sot është data 8 dhjetor, Dita e Rinisë, e vendosur me një vendim të 2009 të Kuvendit për të kujtuar studentët e Dhjetorit të 1990. E ndërsa kanë kaluar 28 vite nga ajo ditë, studentët sot kjo datë i gjen në protestë, pasi kërkojnë mbi të gjithë përgjysmimin e tarifave të studimit.

Recommended