Intervista e plotë me studuesit për lahutën serbe

  • 5 years ago
Profesor Sinani, a mund të na sillni edhe një herë në kujtesë, punën që është bërë për dosjen e Eposit Shqiptar dhe dorëzimin e saj në UNESCO?

Besoj se me punën që është bërë për dosjen e Eposin Shqiptar, si një trashëgimi e denjë për t?u dorëzuar në listën e kryeveprave jomatëriale të njerëzimit, është bërë gjithçka që duhet të ishte bërë. Është një punë që ka nisur në vitin 2008, një iniciativë ekspertësh joinstitucionale, por një vullnet i mirë i studiuesve për të shtuar një pasuri tjetër në UNESCO, sepse polifonia e Jugut dhe Eposi i Kreshnikëve do të ishin dy monumente shpirtërore, që do ta mbulonin të gjithë hapësirën shqiptare nga pikëpamja shpirtërore edhe folklorike.

Dy tre vite më pas qeveria e Kosovës me një vendim të saj ka krijuar një grup me dy apo tre veta, pastaj grupi u zgjerua edhe me tre të tjerë, nga ku u organizuan edhe dy konferenca shkencore ndërkombëtare, një prej të cilave më e madhja që është bërë ndonjëherë për eposin shqiptar.

Ministria jonë e Kulturës dhe ajo e Kosovës kanë pasur përherë dëshirë që të anëtarësoheshin së bashku, por çfarë ndodhi?

Dosja mori edhe një certifikim ndërkombëtar nga EuropaNostra. Ekipi që ka punuar për eposin në momentin që kjo dosje u certifikua me këtë çmim e ka mbaruar punën. Unë do t?ju them atë që thashë para një viti e gjysëm se: Puna jonë mbaroi këtu, tani fillon puna e veprimit shtetëror, ose ndërshtetërore, se propozimi ka qenë edhe vazhdon që të jetë i përbashkët me Kosovën. Nuk ka vend për panik apo për të krijuar alarme të paqene. Regjistrimi i guslës nga Instituti i Beogradit nuk përbën asnjë rrezik që Eposi të regjistrohet gjithashtu. Nuk është në parimet e UNESCO-s të pranohet vetëm një trashëgimi për tipologji...

Por Sinani mendon se ministritë e dy shteteve përkatëse duhet që të bashkëpunojnë konkretisht dhe jo mendimet t?i shprehin nëpër deklarata për shtyp.

Ajo që mund të them është se MK tona dhe MJ nuk duhet që t?i shkëmbejnë mendimet me deklarata në shtyp, por duhet që të bëjnë atë që nuk e kanë bërë asnjëherë deri më sot, që të ulen në tavolinë edhe të diskutojnë se cilat janë hapat që duhet të hidhen më tej? Si do të veprojnë shtetet me këtë dosje që shkencëtarët ua kanë lënë mbi tavolinë? Çfarë do të bëj njëri edhe çfarë do të bëjë tjetri? Kjo gjë ka munguar. Tani nuk është momenti për të vajtuar, por për të ndarë detyrat. Është momenti që të ndërtohet një kalender i përpikët se si do të veprohet më tej.

A ka ndikuar mospranimi i Kosovës në UNESCO në këtë vonesë?

Të drejtën për të propozuar trashëgimi UNESCO-s nuk e kanë vetëm shtetet që janë të konfirmuar zyrtarisht. Natyrisht që nuk është rruga më komode, që propozimi të shkonte përmes Kosovës, jo sepse e drejta e Kosovës është më e kufizuar se e jona, por pas votimit refuzues të anëtarësisë së Kosovës në UNESCO, çdo propozim i dërguar prej saj mund të konsiderohet me të drejtë si një lloj testi.

Çfarë duhet bërë që mos të humbasim më kohë?

E para gjë është që, mos të diskutojmë në boshllëk edhe mos të...

Recommended