Report Tv-Unaza e Madhe/ Tension në Laprakë, policia nxjerr familjen

  • 5 years ago
TIRANE-IMT vijon prishjen e banesave në Shkozë dhe në Laprakë në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Sot ka pasur momente tensioni, fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda, por policia i nxori me forcë duke e shembur.

Kryefamiljari Bajram Nela u shpreh se do të vetëflijohet nëse shtëpia do të shembet, ndërsa gruaja akuzoi se policia ushtroi dhunë psikologjike. Familja Nela nuk banonte në këtë godinë, pasi e kishte dhënë me qira katin e parë dhe të dytë. Kryefamiljari Nela ka qenë ish-zyrtar i Pronave në kohën e PD, ndërsa ka një tjetër banesë dhe biznes

Recommended