Zaev: S’ka nismë për formatimin e Qeverisë

  • 5 years ago
Nuk ka iniciativë për rikonstruimin e Qeverisë, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se nga Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim apo nuk kanë dërguar ndonjë kërkesë për largimin e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe zëvendës kryetarit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Likës. Kryeministri Zaev shtoi se nuk është i kënaqur me punën e Hazbi Likës dhe tha që do të ishte shumë mirë nëse të gjithë paraqiten nëpër vendet e tyre të punës dhe kryejnë obligimet e tyre.

Recommended