Report Tv - Artistja Merita Rexha Tërshana rrëfen jetën e saj me pianon: Muzika më plotëson!

  • 5 years ago
Merita Rexha Tërshana takimet e para me artin i kujton fare mirë. Ishte vetëm gjashtë vjeç kur prindërit e saj nuhatën prirjet e saj për t?u bërë pianiste. Kështu do të niste rrugëtimi artistik i Rexhës me pianon, që më vonë do të bënte që mos të shkëputej më prej saj, duke arritur që të bëjë shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, por edhe duke u bërë pjesë e stafit pedagogjik prej 16 vitesh. Rexha për ?Report TV? shprehet se repertori për piano është i pafundmë, aq sa tërë jeta e një pianisti nuk del për t'i luajtur të gjitha veprat.

?Prej 16 vitesh jam tek kjo klasë, përgjithësisht janë kujtime të mira, me shumë studentë, me shumë punë edhe me shumë muzikë, që na kanë mbushur jetën me gjëra të bukura. Jeta ime pothuajse është bërë njësh me pianon, sepse kam filluar pianon në një kohë që ishte fëmijë shumë i vogël, edhe prindërit e kuptuan që ky fëmijë e ka shumë qejf muzikën. Jeta ime u lidh paralelisht me muzikën, që në moshën 6-vjeçare. E fus veten tek njerëzit me fat, sepse mendoj që është e rëndësishme që të bësh një gjë që të pëlqen shumë edhe që të jep kënaqësi ta bësh?.-thotë artistja.

Të jesh artiste që ngjitesh nga një skenë brenda vendit, në një skenë jashtë vendit për të është të kesh një jetë shumë të bukur

Është një jetë shumë e bukur, që të jesh nga skena në skenë. Çdo skenë ka veçantit e veta, këtu jam si në shtëpinë time, edhe pse jam ngjitur shumë herë, këtu sa herë ngjitesh të duket sikur do të kesh një provim. Më jep shumë kënaqësi të madhe publiku i Tiranës. Kam vërtet shumë kënaqësi që të dalë në këtë skenë. Por kur je jashtë duhet që të përfaqësosh kulturën e vendit tënd. Ndonjëherë kultura edhe arti flet më shumë se fjala.

Merita Rexha Tërshana, pianiste

Recommended