Rudina - Mimoza Paraveli, kengetarja e serenatave korcare rrefen jeten ne Tirane! (18 qershor 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një këngëtare e njohur, veçanërisht për serenatat dhe me zërin e saj ka bërë për vete publikun. Ka dalë në skenë për herë të parë në moshën 5-vjeçare pa mbaruar ende kopshtin, ndërkohë që si këngëtare e serenatave korçare ka dalë në vitet ?90 me kantautorin Miallaq Andrea.

Bëhet fjalë pikërisht për Mimoza Paravelin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur për karrierën e saj 30-vjeçare, por jo vetëm. Gjatë emisionit ajo tregoi edhe jetën e saj në Tiranë, ku është shpërngulur prej vitesh.

?Për shumë vite unë kam kënduar jashtë. Gjatë gjithë kohës ka qenë një rutinë e tipit mbush valixhe, zbraz valixhe, shumë e lodhshme. Kisha nevojë të kisha një bazë dhe të krijoja jetën time. Jam kthyer në vitin 2003 dhe jam shpërngulur përfundimisht në Tiranë, por e kam edhe shtëpinë në Korçë sepse pa Korçën nuk kam jetë. Kam kënduar dhe vazhdoj të këndoj në Tiranë dhe nëpër evente vetëm muzikë live. Në Tiranë nuk jetoj vetëm, u bënë vite që jam në një bashkëjetesë me një person që e dua dhe më do. Ndihem e lumtur dhe nuk dua të ndaj më shumë për jetën private?, tha këngëtarja.

Paraveli gjithashtu tha se vitet e fundit të gjitha këngët e saj i ka shoqëruar me videoklipe, por sërish sipas saj është shumë e vështirë të dëgjohen.

?Në 5-vjeçarin e fundit të gjitha këngët i kam bërë me videoklip sepse ndryshe humbasin dhe nuk dëgjohen. Edhe me videoklip është shumë e vështirë?, tha Paraveli.
Recommended