Tragjike, vdesin pas hedhjes nga kati i 8

  • 5 years ago
5 muaj pasi u transferuan nga fshati Qerreshnik i Beratit  në shtëpinë  e re që ndodhet në katin e 8 të këtij pallati në lagjen 13, çifti i Kujtim dhe Këze Agalliu i dhanë fund jetës në mënyrë tragjike. Policia i gjeti në mëngjes herët të pajetë në sheshin poshtë pallatit.

Nga këqyrja e trupave dyshohet se ata kanë humbur jetën pas hedhjes nga kati i tetë i apartamentit ku banonin.  Dëshmitarë në vendngjarje pohuan se 78-vjeçari  kishte shtyrë fillimisht gruan nga ballkoni dhe më pas kishte kërcyer dhe vetë. Të afërm të çiftit thonë se Kujtim dhe Këze Agalliu ishin të pakënaqur me jetën e re dhe se prej kohësh kishin kërkuar të ktheheshin në fshat.

Tre fëmijët që kishin në emigracion, dy djem dhe një vajzë u kishin blerë me kursimet e tyre shtëpinë në Berat dhe kishin pajtuar një grua që të kujdesej për ta gjatë ditës. 78-vjeçari  vuante prej dy vitesh nga probleme të shëndetit mendor ndërsa gruaja i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ishte prekur nga një sëmundje tumorale.

Recommended