Dedaj: Jam pritur mirë nga institucionet në vend

  • 6 years ago
Ambasadori i sapoemëruar i Kosovës në Maqedoni Gjergj Dedaj takoi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi për t?u njoftuar me punën e ligjvënësit në vend dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Dedaj deklaroi se është pritur mirë nga të gjithë institucionet në vend dhe shpreson që të vazhdojë bashkëpunimin me ta. Ai mes tjerash tha që do të mbetet në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme në vend, për të kërkuar sigurim policor për ambasadën të cilën ai drejton, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tani.

Recommended