60 Piktorë prezantojnë punimet për heroin kombëtar - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Më shumë se 60 telajo, nga Kosova, muzeu i Krujës dhe studiot e artistëve shqiptarë të shpërndarë në të gjithë botën, kanë mbërritur në Tiranë. Në Muzeun Historik Kombëtar dyert për Skënderbeun dhe Krujën janë hapur. Portrete e peizazhe, diku edhe të kompozuara edhe bashkë, janë vetëm pak nga telajot që gjejmë të ekspozuara.Një mit për të cilin nuk është asnjëherë shteruese të krijosh. Kështu e përcakton figurën e heroi piktori Qamil Prizreni.Në këtë ekspozitë, Gjergj Kastrioti vjen jo vetëm luftarak, por edhe shumë njerëzor.Më shumë se 10 telajo kanë mbërritur në Tiranë nga Kosova e Diaspora, e po aq edhe nga Muzeu i Krujës. Megjithatë ekspozita ekspozon për herë të parë më shumë se 40 vepra të reja të piktorëve në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Recommended