Pa gjurmë- Skandal tronditës në Bilisht/ 'Gjyshja' dhunon 10 vjecarin, i mituri përfundon në spital

  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 22 Nentore Gilman Berberi është djali 10-vjeçar me origjinë nga Bilishti i Korçës rastin e të cilit e denoncon sot në studion e emisionit ??Pa gjurmë??, halla Elvira Berberi. Gilmani është dhunuar fizikisht nga fqinja tri herë radhazi. Ngjarja ndodhi pas një sherri që nipi i fqinjës bëri me Gilmanin në internet për një lojë play station. Genci, babai Gilmanit, e denoncoi rastin në polici dhe aty fqinja e cila është edhe vetë gjyshe, ka thene se nuk ka ditur cka bërë atë ditë, duke u justifikuar. Djali iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve mjekësore lidhur me dhunën e ushtruar, pas një vizite të kryer në spitalin rajonal të Bilishtit. Nga ky u pajis edhe me një raport mjekësor. Halla e 10-vjeçarit që denoncoi rastin, sqaron se janë zhvilluar seanca gjyqësore, ndërsa kryefamiljari Genci Berberi është kërcënuar, ndërsa lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj djalit nuk ka patur asnjë lloj reagimi institucional. Halla Elvira Berberi, thotë se familja e të vëllait kanë kanë pasur marrëdhënie të mira në Bilisht ku dhe kanë jetuar pak kohë më parë. Por ky konflikt dhe mes palëve u ka sjellë shqetesime të gjithëve. Pas kësaj ngjarje një tjetër episod ndjek familjen Berberi, Genci babai i Gilmanit ka patur edhe nje denoncim ne polici nga nje person për vjedhje, e cila nuk është bërë. Për të gjitha disponojnë dokumentat ligjore. Madje ky person ka bërë edhe një akt noterial duke akuzuar Genci Berberin se i kishte marrë bicikletën.Genci, babai i Gilmanit ka kaluar një situatë të rëndë shëndetësore. Tashmë familja Berberi ka pak kohë që kanë emigruar jashtë vendit pasi ndihen të kërcënuar.

Recommended