Shkrimtari shqiptar, tregu-leximi, studiuesit: Libri elektronik s’diskutohet nga botuesit!

  • 6 years ago
Cilat janë hapësirat që autorët shqiptarë kanë për të krijuar? Po lexuesi a është gati për t?u orientuar drejt librit elektronik? Çfarë vendi zë kritika letrare në krijimtarinë e një shkrimtari, po media? Shkrimtarë, studiues dhe përkthyes u bënë bashkë në Panairin e Librit ?Tirana 2018? për të diskutuar më tepër rreth situatës, ku gjendet shkrimtari shqiptar, tregu i leximit dhe komunikimi.

Studiuesja e letërsisë mendon se në ditët e sotme duhet që të diskutohet më shumë, sa i përket librit elektronik.

Unë jam e mendimit, që në ditët e sotme duhet që të diskutohet më shumë, sesi të përfshijmë komunikimin digjital në komunikimin e letërsisë. Komunikimi digjital është lënë jashtë vëmendjes, libri elektronik nuk diskutohet shumë në qarqet botuese. Digjitalizimi apo komunikimi nëpërmjet internetit duhet që të bëhet pjesë e komunikimit të letërsisë tek lexuesi, se komunikimi nëpërmjet internetit vendos edhe një komunikim interaktiv me krijuesin. Vendoset një komunikim më i mirë i kritikës, lexuesit edhe autorit.

Genciana Abazi, Studiuese e Letërsisë
Ndërsa, Mimoza Ahmeti ndalet tek hapësira që gjen në tregun e librit një krijues.

Recommended