Report Tv-“Ditari i Ana Frank” tek Metropol regjisorja: S’duhet ta humbasim memorien kolektive!
  • 5 years ago
Në këtë periudhë të vështirë që bota po kalon, ne nuk duhet ta humbasim memorien kolektive. Terrorizmi, luftërat dhe përplasjet mes shteteve të ndryshme kanë marrë përmasa të mëdha, prandaj regjisorja Armela Demaj, vendos që të sjellë në skenën e Teatrit Metropol shfaqjen ?Ditari i Ana Frank?.

Në një dhomë të vogël, publiku njihet me tetë personazhet, që duhet të jetojnë së bashku. Objektet e vjetra, divanët dhe tavolina do të na kthejnë mbrapa në kohë. Për ?Report Tv?, regjisorja shprehet, se ne duhet që të punojmë që mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe jo lufta

Fatkeqësisht në këtë periudhë që ne po jetojmë sistemi global po kalon një lloj turbullire, kështu që shfaqje të tilla duhen, së pari sepse është dëshmi e një vajze, që ka qenë në zemër të një lufte të llahtarshme, të një sistemi të çmendur, të cilën duhet që ta marrim ta nderojmë edhe të kuptojmë, se përtej nacionalitetit çdokush është njeri.

Armela Demaj, Regjisore
Në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën. I ati i Ana Frankut, me prejardhje hebreje, gjatë kohës që familja e tij dhe disa miq, qëndrojnë të fshehur i dhuron për ditëlindje Anës një ditar, ku të shkruajë gjithçka që ndodhte rreth saj

Unë i kam qëndruar besnike periudhës, viteve ?40, kur ndodh Lufta. Shfaqja do të bëhet në sallën Çehovë, për të sjell se si njerëzit në dy vite krijohen copëza të vërtete jete, dashuri, pasione, shpërthime. Ndërsa ajo që ndodh jashtë është shumë herë më e madhe, unë kam sjellë herë pas here gjendje të hebrenjve, se çfarë po ndodh jashtë. Jashtë po zhbëhen jetë.

Armela Demaj, Regjisore
Po çfarë i shton karrierës së Armelës, regjia e kësaj shfaqjeje?
Recommended