Botohet ditari kinematografik i 2019-ës, Iris Elezi: Arkivi i Filmit duhet parë me dashuri!
  • 5 years ago
Për të mbërritur tek dhomat sekrete të shpirtit, për të ngacmuar ndërgjegjen tonë nëpërmjet imazheve të çmuara, por për të mos harruar traditën tonë kinematografike të 70 viteve, kineastja edhe drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit boton për herë të parë ditarin kinematografik të vitit 2019-të.

Për ?Report Tv" kineastja na zbulon, se përse kopertina e ditarit pasqyron filmin sovjetiko-shqiptar ?Skënderbeu? të regjisorit Sergei Jutkeviç.

?Mendoj se ishte nevoja e kohës, në dhjetor të vitit 2017-të, duke qenë se Arkivi ruan të gjithë trashëgiminë filmike shqiptare, ne e kemi për detyrë që të promovojmë të gjithë kontributin e kineastëve shqiptarë, si në Shqipëri edhe jashtë. Ndoshta një nga format më të lehta, më të mira edhe më të bukura, është që çdo shqiptarë të mbanë në dorë data të shënuara për kinematografinë shqiptare. E ku ka më bukur, gjetëm këtë poster origjinal të filmit rus, Skënderbeu edhe ishte unanime nga ne të gjithë që të zgjidhnim këtë. Madje këtë vit kemi edhe përvjetorin, që filmi Skënderbeu fitoi tre çmime në Kanë. E duam atë poster është i mrekullueshëm, sikundër studimi i kinematografisë shqiptare, ka plotë ngjyra,? - tha Iris Elezi (drejtoreshë e ASHQF-së), kineaste.

Momente nga xhirimi i filmave, foto të kinoprovave, por edhe arti grafik i afisheve të kinemasë, do të shoqërojnë gjatë vitit 2019-të, artistët që kontribuan për kinemanë shqiptare.

?Ishte dëshira jonë që të fillojmë që të nxisim njerëzit, që të njohin kinematografinë. Janë edhe imazhe që vet kineastët i kanë harruar. Këtu ruhet trashëgimia shqiptare, edhe kemi gjëra që i kanë harruar edhe vet kineastët. Kemi gjetur momente brilante edhe ky është vetëm fillimi, nëse arrijmë që të digjitalizojmë negativët e fototekës këtu ne mund të prodhojmë minimumi tre libra me fotografi në vit, foto të një kohe që nuk është më,? - u shpreh Elezi.
Recommended