Osmani: Falja për “27 prillin” nuk nënkupton amnisti

  • 6 years ago
Zv/kryeministri Bujar Osmani vlerëson se ka hapësirë për faljen e personave të përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Osmani në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson se personat që përbëjnë sipas tij dëm kolateral të një kauze të gabuar, për ngjarjet e 27 prillit mund të falen, por një gjë e tillë sipas tij do të bëhej në konsultim me partnerët ndërkombëtar. Ai shtoi se procesi i pajtimit nuk nënkupton amnisti.

?...në këtë proces të pajtimit assesi nuk mund të promovohet parimi i pandëshkueshmërisë për ata që drejtpërdrejtë janë të përfshirë në dhunë apo në organizim të dhunës dhe këto janë ato linja që i tregojmë në këtë proces. Le të ketë bisedime, nëse ka momente të tilla që janë dëm kolateral të një kauze të gabuar, e për këtë kanë qenë të pavetëdijshëm në momentin kur ka ndodhur, ndërsa në botë ka praktikë të tillë, atëherë ta shqyrtojmë dhe të shohim, dhe kuptohet kjo do të jetë në konsultim me partnerët tanë ndërkombëtarë?

Recommended