Report TV - Rihapet dyqani veshjeve Mango në QTU, për herë të parë edhe koleksion për meshkuj

  • 6 years ago
Ky dimër do të jetë përplot ngjyra të këndshme dhe të vecanta, materiale të buta dhe të rehatshme, për sa i përket koleksionit të ri në Mango ku krahas veshjeve për femra shtohet edhe koleksioni i meshkujve

Mango këtë sezon vjen edhe me koleksionin për meshkuj, i cili do ndryshojë garderobën e cdokujt që do i zgjedhë. Me një ceremoni të vecantë, u bë dhe rihapja e dyqanit Mango në QTU, ku përvec blerësve të rregullt, morën pjesë dhe mjaft personazhe të njohur të ekranit.

Dy stilistët Niko Komani dhe Stela Kallaku treguan për Report Tv më shumë detaje se cfarë përmban koleksioni i ri si për femra ashtu edher për meshkuj.

Këtu mund të vijnë meshkuj biznesmenë, që kërkojnë gjithmonë gjëra të reja për punë, por edhe të rinjtë më klasikë. Trendet më të fundit ishin xhinset që ishin shumë skinny, që unë se prisja nga Mango. Në Mango unë mund të blej cdo gjë, që nga xhinset e deri tek pardesytë. Janë investim i duhur, Mango i është mbajtur koleksionit që është në botë.

Niko Komani dhe Stela Kallaku, stilistë
Ndërsa qytetarët që nxituan menjëherë të përfitonin nga uljet, u shprehen të entuziasmuar për risitë e reja.

Ende se kemi bërë zgjedhjen, na duket shumë mirë. Ideja e koleksionit të ri po më pëlqen.

Qytetarët
Menaxherja e marketingut Ornela Kastrioti, tregon se për herë të parë në Shqipëri është hapur Mangoman, dhe ky koleksion është pritur mjaft mire.

Jemi në një festë në dyqanin Mango në QTU. Risi ëshë linja e meshkujve. Sjellim atë cfarë blerësve meshkuj iu ka munguar gjatë viteve të fundit.

Ornela Kastrioti, menaxhere e Marketingut në Mango
Pallto të shkurtra dhe të gjata, fustane të thjeshta dhe për mbrëmje, pantallona dhe xhinse të të gjitha llojeve, Mango është padyshim zgjedhja e duhur për të gjitha preferencat tuaja.

Recommended