Rudina Dembacaj flet per here te pare per divorcin dhe lidhjen e re
  • 4 years ago
E ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Ajo ka folur për jetën profesionale, por edhe atë private pasi kohët e fundit ka bërë shumë ?zhurmë mediatike? dhe ka qenë qendra e mediave rozë.

Në muajin Nëntor, Rudina Dembacaj konfirmoi ndarjen me bashkëshorin, Aleksandër Varfaj. Nga martesa e tyre ata kanë dhe një vajzë 3 vjecare, të quajtur Viktoria. Në lidhje me divorcin, Rudina tregoi se asnjë ndarje nuk është e lehtë sidomos kur ka një fëmijë në mes, por ata morën këtë vendim se çifti s?po funskiononte.
Në 6 janar të këtij viti, Rudina zyrtarizoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, duke njoftuar që ata janë jo vetëm partner në biznes, por dhe në jetë.
Recommended