BOOM: Kujdesi i motrës e mban në jetë të sëmurën me epilepsi, i hoqën dhe ilaçet falas
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora News, solli mbrëmjen e sotme rastin e Rozina Kalivaçit, banuese në Strum të Rroskovecit e cila që në femijëri është diagnostikuar me epilepsi. Për 20 vite ajo ka përfituar KEMP për sëmundjen e saj, por ka 2 vite që KEMP-i i është ndërprerë dhe për pasojë dhe mjekimet e përditshme nuk i përfiton me rimbursim.

E ndodhur në këto kushte, sëmundja e saj sa vjen e përkeqësohet pa ilaçe, ndërsa në kufijtë e lutjes ajo kërkon ti rivendoset KEMP-i sepse është e paaftë për të punuar dhe nuk ka asnjë të ardhur për të blerë ilaçet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-kujdesi-i-motres-e-mban-ne-jete-te-semuren-me-epilepsi-i-hoqen-dhe-ilacet-falas
Recommended