Buxheti 2019, Veliaj: Bulevard i ri në Kashar, na jepni shumicën në Këshill që të ecim më shpejt

  • 5 years ago
Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi dje pasdite dëgjesën e radhës për Buxhetin 2019 me banorët e Kasharit, ku theksoi se puna e madhe e bërë në këto 3 vjet do të vazhdojë, e po ashtu, me mbështetjen e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të ndalen as investimet e nisura. ?Që t?i marrim më shpejt vendimet dhe të kemi mundësi të investojmë me ritëm më të lartë, na duhet që të kemi votat për PS-në në Këshillin Bashkiak. Një nga arsyet pse sot kemi një qeveri efiçente është sepse Edi Rama ka 74 vota. Një shumicë absolute që e bën të ecë pa asnjë ndalesë, që nuk e shantazhon njeri, që s?ka nevojë të bëjë pazar me njeri, që s?ka nevojë t?i bëjë qefin dikujt, pasi e vetmja fuqi që njohim është ajo e qytetarëve që na kanë dhënë votën. Kjo është arsyeja pse na duhet një shumicë e tillë edhe në Këshillin Bashkiak?, tha Veliaj, teksa përmendi rëndësinë që ka vota për të marrë vendime me impakt direkt për qytetarët. Ndaj, ai kërkoi që qytetarët të mos e trajtojnë votën si qokë, por si të vetmen mënyrë që PS-ja të vijojë punën e mrekullueshme të nisur në Tiranë.