Hyseni: E di që jeni gjirokastritë por jepini një makinë Magjistraturës, Fino: Del me këpucë të kuqe

  • 6 years ago
Shkolla e Magjistraturës, për të 4-tin vit radhazi nuk mundi ta bindë Komisionin e Ligjeve ta lejojë të blejë një makinë, edhe pas përpjekjeve të Alket Hysenit.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve:

Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës: Duam një makinë, jo për drejtorin, por për lëvizjes e stafit për trajnime dhe të bazës materiale dhe të eksperteve. Kemi 4 vjet që e kërkojmë.

Bashkim Fino, Relator i buxhetit: Drejtori s?duhet te vinte fare. Të na dërgonte një letër falënderimi. Është e privilegjuar nga buxheti i shtetit. Unë do isha super i lumtur po të isha në vendin tënd për ato fonde që ke marrë.

Alket Hyseni, deputet i PS: Z. Fino ju jeni gjirokastrit, ministrin e kemi gjirokastrite, por vëreni dorën në zemër ju dhe Erjon Brace e gjejani lekët për një makinë shkollës së Magjistraturës. Unë e njoh shkollën, ja njoh nevojat.

Fino: Po ti si lëviz, ti që je deputet?

Hyseni: Ne kemi dieta, ne kemi karburant.

Fino: I ke llogaritur ndonjëherë, të dalin? Me ato dieta që ke del me këpucë të kuqe.

Hyseni: Unë them që duhet t?ia gjejmë fondin.

Recommended