Report TV - Precedenti i Nishanit në 2017, nuk e refuzoj Xhafën, s’ma lejon kushtetuta

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi gjeneralin Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm , vendim që, sipas deklaratës së dhënë të ish-presidentit Bujar Nishani në 19 mars të 2017, përbën shkelje të Kushtetutës.

Nishani u shpreh një vit më parë për rastin e Fatmir Xhafaj se, ndonëse nuk dëshironte që ta dekretonte si ministër të Brendshëm, ai nuk mund ta shmangte dot diçka të tillë pasi nuk e lejonte Kushtetuta. Sipas ish-presidentit, i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë për Presidentin është verifikimi i kritereve të kandidatit.

Në këto rrethana, kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton Kushtetuta per Presidentin është të shohë plotësimin e kritereve për të qenë deputet.

Në rast se Kushtetuta do ia njihte të drejtën për të refuzuar, unë do e refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm, por në kushtet kur Kushtetuta nuk ia jep këtë të drejtë, besoj dhe shpresoj që ai institucion të cilit ia njeh Kushtetuta këtë të drejtë, që është Parlamenti ai që do gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore e politike në janë zgjedhjet e ardhshme politike.

Bujar Nishani, ish-president

Recommended