Basha: Mos shisni voten!

  • 6 years ago
Teksa e  gjithë beteja e opozitës është përqëndruar tek Vettingu i politikës dhe dekriminalizmi i zgjedhjeve, Lulzim Basha adresoi një mesazh për të gjithë shqiptarët gjatë një bashkëbisedimi që pati me fermerë të Dvoranit në Korçë.

"Kush shet votën nuk mund të flasë më as për mollën as për çmim të lartë të pesticideve as për çmim të lartë të naftës sepse në këtë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjesojmë njerëzit se kush shet voten ka shitur të ardhmen e fëmijëve".

Ndërsa në një tjetër bashkëbisedim me fermerë të Devollit, kreu i opozitës bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve për t?i dhënë fund keqqeverisjes.

"Zgjidhja është në dorën tuaj. Nëse e mbajme këtë klikë në pushtet nuk ka asnjë rritje rroge, pensione apo subvensione. Nëse e ndalim do të sjellim zgjidhje. Kërkoj angazhimin dhe mobilizimin tuaj. Që t?i japim fund kësaj gjendjeje. Pa i çmontuar këta, ekonomia nuk do çlirohet dhe paratë do të vidhen".

Sipas Bashës, qeveria e majtë ka braktisur fermerët, ndërsa oligarkëve u ka dhënë koncensione dhe PPP korruptive.

Recommended