Grupacioni i bankave Erste Investitors dhe Banka Sparkasse bashkëpunim me Ministrinë e Financave

  • 5 years ago
Grupacioni i bankave Erste Investitors dhe Banka Sparkasse në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Financave realizuan takimin e gjashtë të tyre. Në këtë takim u diskutua për politikën monetare të shtetit dhe zhvillimin makroekonomik të Maqedonisë. Gligor Bishev nga Sparkasse Banka tha se procesi i anëtarësimit të vendit strukturat euroatlantike rrit mundësinë e kompanive vendore për investime. Ndërkohë, përfaqësuesi i grupacionit Erste tha se mbështesin Maqedoninë për përparim më të madh në tregun kapital.

Recommended